ShowBiz

Humbi 10 kilogramë, Vedat Ademi zbulon nëse bëhet xheloze bashkëshortja për muskujt e tij

Këngëtari Vedat Ademi është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor shqiptar me hitin e tij të publikuar së fundmi “Oqean”.

I ftuar në emisionin “Trokit” në INTv, këngëtari i shumë hiteve, i cili prej kohësh jeton në Amerikë, u shpreh se pas këngës “Oqean”, do të vijë edhe me disa këngë të reja madje po punon fort dhe për albumin e ri.

Ndërmjet rrjeteve sociale, kemi parë disa foto ku duket se këngëtari është dobësuar shumë, ndërkohë që ai tregoi se ka humbur plot 10 kilogramë, falë një diete ushqimore dhe ushtrimeve ushtrimeve fizike në palestër.

I pyetur nëse bashkëshortja është xheloze për trupin e tij me muskuj, ai u shpreh: “Ajo nuk ndihet aspak xheloze, madje duhet të jetë krenare”.

Nuk do ta besoni, por Vedati tregon se shumë miq i thonë se më mirë ka qenë i shëndoshë se sa tani.

https://www.instagram.com/p/BuvI4n3HVnY/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=UnDZdJvjnSc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BozIjQ4g_RH/

Link: https://www.instagram.com/p/BuvI4n3HVnY/