ShowBiz

Pas akuzave se kopjoi këngën, reagon Devis Xherahu

Këngëtari i dashur dhe i njohur për publikun shqiptar Devis Xherahu, i cili së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “Hajde më përqafo”, ishte i ftuar në emision “Zonë e Lirë”.

Ai tha se këtë këngë ia dedikon atyre që do martohen këtë vit.

Po ashtu, Devisi ka folur edhe mbi këngën e tij që bëri disa kohë më parë, “Zemër e shqetësuar”, e cila është një version i ri i një kënge që është bërë vite më parë nga disa këngëtarë.

Devisi u akuzua se kishte vjedhur këngën dhe ia hoqën nga YouTube. Por Devisi ka kontaktuar me këngëtarin e parë që ka krijuar këngën, i cili i ka dhënë të drejtat e plota këngëtarit për ta kënduar.

“Do hap gjyq, letrat i kam bërë gati për një gjyq penal, sepse më ka prishur imazhin tim. Ose do bëhet gjyqi dhe do kem një shpërblim të madh, ose unë do vë dorën në zemër dhe do e tërheq. Unë gjithnjë i kam zgjidhur gjërat vetë, por këtë herë isha i detyruar të dilja në ekran dhe ta diskutoja këtë çështje”, tha Devis Xherahu.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ZD4qvxVR8lw

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=1vvt7uNKlgc