ShowBiz

15 vite bashkë, Flori flet për bashkëshorten: Jam xheloz!

Aktori i njohur i humorit Florian Binaj dhe bashkëshortja e tij Sadina, festuan këtë të diel plot 15 vjet nga njohja e tyre.

Çifti i bashëshortëve janë njohur që nga nga vitet e Liceut kur studionin të dy së bashku, ndërkohë që prej asaj periudhë kanë qenë gjithmonë bashkë. Sot janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, Krena dhe Glauk.

I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Kurthin e Piter Pan”, Flor Binaj u pyet nga fëmijët në lidhje ma dashurinë me shikim të parë, ndërkohë që aktori nuk nguroi të deklaronte se kur njohu bashkëshorten, besoi në dashurinë me shikim të parë.

“Unë nuk besoja që kishte dashuri me shikim të parë, deri sa pashë atë që sot kam nuse, Sadinën para 15 vjetësh dhe kur e pashë të gjithë ato mendimet dhe zëri brendshëm më thanë: Kjo është, kjo është. Kjo është dashuri me shikim të parë” – tha i bindur duke shtuar se ishte pikërisht ajo që i tregoi se çfarë ishte dashuria e vërtetë.

Ndërkohë që i pyetur nëse është xheloz, aktori u shpreh se është xheloz, por ka një xhelozi të shëndetshme.

“Jam xheloz, të gjithë kemi xhelozi. Ca e shfaqin, ca jo, une kam një xhelozi të shndetshme. Pa xhelozi nuk ka dashuri.”- u shpreh Flori.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=C8wNDOuzS2g

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwAnV9WFZ0H/