Një çift blogerësh kanë nxitur debat tek komentuesit në rrjetet sociale, pas fotos së përsosur të publikuar në Instagram.
Blogerët udhëtues, amerikanë Kelly dhe Kody, publikuan një foto dramatike duke u paraqitur në skajin e pishinës në “Kajon Jungle Resort”, në Ubud më 3 prill.
Fotografia tregon Kelly-n e cila qendron buzë pishinës trekatëshe, ndërkohë që është jashtë saj, ndërsa puth të dashurin e saj Kody, i cili po qendron në ujë, duke mbajtur nga krahët të dashurën e tij.
Çifti aventuresk këmbënguli se ata ishin “super të kujdesshëm” kur realizuan fotografinë dhe se kanë shumë besim tek njëri-tjetri.
Por pavarësisht kësaj komentet kanë qenë shumë negative, duke e quajtur çiftin budalla dhe se po mësonin njerëzit e tjerë që të bënin foto të guximshme dhe rrezikshme për jetën.
“Vajza e ka vënë jetën në rrezik për të bërë një foto. Kurrë nuk kam parë ndonjë djalë që të varet në shkëmb”, komentoi një tjetër.
Ndërkohë një tjetër shkruan:Me pëlqen fotografia, por nuk mendoj se ja vlen të rrezikosh aq shumë.
Më tej një komentues shkruan: Kjo është një foto shumë e bukur, por gjithsesi është e frikshme.
https://www.instagram.com/p/Bu3xjo1lUB_/
https://www.instagram.com/p/BvrSpAqFfTm/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvwamQAF0Lm/