ShowBiz

Ledri Vula dëshiron të bëhet baba, Arbana dhe Xhemi kanë diçka për ti thënë

Pak ditë më parë në një intervistë për “Ndrrim i natës”, reperi i njohur Ledri Vula deklaroi se është i gatshëm të bëhet baba dhe se ka shumë dëshirë.

“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua.”-u shpreh Ledri.

Siç duket kjo deklaratë u ka bërë përshtypje edhe miqëve të reperit. Kështu dy moderatoret e njohura Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, nuk kanë nguruar që të “urojnë” reperin.

Në një postim në Instastory Arbana ka publikuar një video ku shihet me Xhemin në makinë duke dëgjuar këngën “That’s mine” të Ledrit dhe Gashit. Në një moment Arbana pyet Xhemin se nuk e kuptoj se çfarë halli ke?

“Të urojmë Ledrin se do të bëhet baba!”- përgjigjet Xhemi, ndërkohë që situata krijon shumë të qeshura.

Link: https://www.instagram.com/stories/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvd_bTugNoc/