Moderatorja Alba Çobaj është vënë në siklet nga moderatoret Aulona dhe Fatma, pas pyetjes së tyre thumbuese.
“Kë ke kapur që je futur në një televizion kaq të madh si Klani?” Kjo ishte pyetja e befasishme që iu bë Albës, ndërkohë që kjo e fundit deklaroi se është e kënaqur për programin që do të drejtojë.
“Do ti që të dëgjon Zoti ndonjëherë”, u shpreh moderatorja.
Ndërkaq kur u largua nga InTV moderatorja, pati dekalaruar se nuk i harron njërëzit as ato që i bëjnë mirë as ato që i bënë keq.
“Duke falenderuar te gjithe ata qe gjate ketij viti me ndoqen ne emisionin tim ne Intv, e ndjej si detyrim dhe respekt ndaj jush tju njoftoj se nuk do jem me pjese e ketij televizioni! Mund te me shihni ne ekran shume shpejt ose shume vone, gjithcka do te mbetet surprize! Nuk mund te harroj pa permendur dhe shume njerez qe me ndihmuan ose ma bene me te veshtire jeten gjate ketij rrugetimi. Une nuk i harroj asnjehere njerezit, as ata qe me bejne mire as ate qe me bejne keq! Ka Zot per te gjithe!,”-ka përfunduar postimin e saj Alba.
Alba Çobaj ka tashmë emisionin e saj në “TV Klan”, që titullohet “Ditë për Ditë” dhe transmetohet çdo ditë në orën 13:45.
https://www.instagram.com/p/BwHndBmg0N3/
Link: https://www.instagram.com/p/BwHndBmg0N3/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwE9jpMDJvu/