Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi, pre disa kohësh i ka munguar publikut shqiptarë.
Ajo tashmë po jeton dhe vepron në Karaibe ku ka nisur karrierën si aktore. Mariza ka treguar gjatë një prononcimi për emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, se po e shijon shumë jetën në Karaibe dhe se po punon si këngëtare dhe aktore për turistët e huaj.
“U bënë gati 4 muaj e gjysmë që unë jam këtu dhe kanë kaluar shumë shpejt. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe më vjen keq që për tre javë më duhet të kthehem në Evropë. Por është më shumë se sa bukur këtu, është një magji e vërtetë. Këtë eksperiencë unë e shikoj si dhuratë nga universi, jo vetëm punoj, por edhe e shijoj pak. Unë këtu jam duke bërë performanca, të cilat i bëjmë në teatër, por edhe nëpër resorte. Në të vërtetë mua më ka pëlqyer jo vetëm të këndoj, por edhe të aktroj e të kërcej. E ku ka më bukur se sa të bësh atë që do dhe të udhëtosh. Është një jetë ndryshe nga ajo që ne bëjmë dhe të duket sikur t’i vërtet rilind. Merr energji pozitive nga këto vende.
Natyra këtu është shumë e bukur, heq çdo energji negative. Në fillim kisha frikë për këtë kontratë sepse nuk është aq e lehtë t’i lesh të gjitha për njëfarë kohe, por është vërtetë diçka që më ka inspiruar. Kam bërë këngë të reja dhe kur të kthehem dua t’ia tregoj publikut dhe të bëj një koncert. Jam inspiruar nga ky vend dhe dua të inspiroj të gjithë shqiptarët”, u shpreh Mariza.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvnhQlpDNMD/