Dasara Karaiskaj njihet si një nga moderatoret pa komplekse gjatë intervistave që realizon me personazhet publike, por edhe për çiltërsinë që ofron vetë kur intervistohet.
E ftuar së fundmi në emisionin “Thumb”, ajo ka folur rreth jetës së saj private dhe profesionale.
Pyetjes nëse ajo flirton edhe tani që është martuar dhe është bërë mamaja e një vajze të vogël, Dasara i është përgjigjur se i pëlqen arti i të flirtuarit pasi e bën të ndihet e re.
“Duke qenë se u martova e madhe dhe kam pasur eksperiencat e mia, kam bërë zgjedhjen e duhur. Të paktën deri tani, se jetës nuk i dihet kurrë. Por gjithsesi, Damiano është baba i fëmijës tim, është boshti i jetës sime. Pavarësisht kësaj unë mendoj se nëse martesa shikohet me ato kornizat tipike, ose nuk bëj unë për atë lloj martese, ose ato martesa janë të destinuara të përfundojnë sidomos në kohërat në të cilat kemi ardhur.
Sigurisht që unë kur dal në fundjavë më pëlqen kur një njeri më sheh, më pëlqen sepse ndihem e re. Sidomos pas lindjes së vajzës, qeshja dhe thoja ku ishin gjithë këta që s’më gjuanin kur doja një burrë. Një shok më tha: ju femrat jeni budallçka dhe nuk e kuptoni që ne çmendemi për mamat”-është shprehur Dasara.
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BvB650jAd_J/