Violinisti i njohur Olen Cesari gjatë një interviste për emisionin “E Diell”, veç anës profesionale ka rrëfyer për publikun disa detaje nga jeta e tij private.
Oleni foli dhe për jetën private ose të paktën u “ngacmua” nga moderatorët në lidhje me jetën sentimentale.
Sa herë vjen kjo pjesë, violinisti i famshëm vihet në vështirësi, e shmang gjithmonë dhe mezi jep një përgjigje!
Pyetjes së moderatorëve se kur do të martohej, ai në siklet e sipër iu përgjigj:
“Na lini rehat se jemi mirë”!
Lajmi për fejesën e Olenit u bë publik një vit më parë, por siç duket violinisti shqiptar me famë botërore nuk e ka ndarë akoma mendjen për 2019-n dhe i është përkushtuar vetëm karrierës.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=RVTWuLYO1X4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BjSm2stn9wh/