ShowBiz

Jo vetëm Jonida Maliqi, kjo është këngëtarja tjetër shqiptare që do të performojë në Eurovision

“Ktheju tokës”, është projekti muzikor me të cilin Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision, këngë e cila do të interpretohet nga këngëtarja e njohur Jonida Maliqi.

Mirpo Jonida nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të performojë në Tel Aviv, në Izrael, ku do të zhvillohet festivali më i madh i këngës në Evropë.

Eleni Foureira do të jetë këngëtarja me prejardhje shqiptare që do të performojë në finalen e “Eurovision”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku u shpreh e lumtur për këtë fakt.

“Jam shumë e nderuar dhe e lumtut të ju njoftoj që do të perfomoj në natën finale të “Eurovision”. Mezi pres të risjell kujtimet e vitit të kaluar. Falemindrit “Eurovision Song Contest” që më ftuan. Shihemi në Tel Aviv”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Eleni Foureira, fitoi vendin e dytë vjet në Eurovision me këngën “Fuego”.

https://www.instagram.com/p/BwSSajNAi–/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvZe0dCgeSY/

Link: https://www.instagram.com/p/BwSSajNAi–/