Katedralja e famshme e Notre Dame e Parisit, u përfshi dje nga një zjarr masiv i cili shkrumboi në pak minuta një pjesë të madhe të saj.
Mijëra parizianë dhe turistë shikuan me tmerr nga afër, teksa Katedralja madhështore 850 vjeçare, po përpihej nga flakët.
Ndërkaq departamenti i zjarrfikëseve në Paris, ka publikuar një video ku dokumentohej përpjekja e jashtëzakonshme e zjarrfikëseve francezë, të cilët luftuan për rreth 9 orë për të shuar flakët që kishin përfshirë Notre Dame.
Rreth 400 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët të cilat sipas presidentes së rajonit Il-de france, ku shtrihet dhe Parisi.
Sipas mediave dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe ka rënë në pjesën e papafingos së ‘Notre Dame’, pjesë e cila po restaurohej.
Nga ana tjetër presidenti Emmanuel Macron u zotua të rindërtonte Katedralen, duke premtuar se do të gjente talentin më të mirë ndërkombëtar për ta rikthyer atë si ishte më parë.
Katedralja e Notre Dame, ishte simbol jo vetëm i Parisit, por i gjithë Francës, ndërkohë që vizitohet nga 13 milionë turistë në vit.
Katedralja mesjetare përfundoi së ndërtuari në shekullin e 13-të dhe sot, konsiderohet po aq kryevepër arkitekture, sa edhe një simbol fetar.
Link: https://twitter.com/PompiersParis/status/1118076925593968640 https://twitter.com/PompiersParis/status/1118045776540766208 https://twitter.com/PompiersParis/status/1118044162107088896
Burimi i fotos: https://twitter.com/PompiersParis