“Edhe femnat ja kanë nisë me repovat (të bëjnë rep), diçka s’o n’rregull!”. Ishte kjo fjalia e reperit Ledri Vula e cila shkaktoi mjaft reagime në rrjetet sociale, ndërkohë që ishin të shumta edhe femrat që iu kundërvunë.
Ky reagim u konsiderua si shprehje me përmbajtje diskriminuese ndaj femrave nga ana e reperit, ndërkohë nuk u pëlqye as nga fansat.
Në një postim në Instastory, Ledri ka reaguar për zhurmën e krijuar në rrjet, ndërkohë që ka sqaruar se nuk ka dashur që të ofendojë askënd.
“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me ba reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”- shkruan Ledri.
Link: https://www.instagram.com/stories/ledrivula/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bn4GwUGnOUb/