ShowBiz

Armina Mevlani kujton fëmijërinë, zbulon detajin e veçantë

Blogerja e njohur Armina Mevlani është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram dhe shpesh herë ndan me publikun momente nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme duket se blogerja e njohur është bërë nostalgjike, pasi ka publikuar disa foto kur ishte fëmijë, teksa merrte pjesë në aktivitete shkollore.

Armina ka ndarë më ndjekësit fotot e veçanta ku shfaqet në moshën 8-vjeçare, teksa kërcente përpara shkolle me këngët e Britney Spears, që siç duket duhet të ketë qenë idhulli i saj i fëmijërisë.

Siç duket bukuroshja e njohur ka qenë e lindur për të perfomuar në skenë.

Më tej ajo ka ndarë me ndjekësit edhe një detaj të veçantë, pasi ka publikuar foton e një kukulle të cilën e ka stiluar vetë, ndërkohë që rrëfen se ishte hera e fundit që lunte me kukulla.

“Ka gjithmonë një herë të fundit për gjithçka, por ne nuk e dimë… hera e fundit që unë vesha këtë ‘Barbie’ nuk e dija se ishte hera e fundit që unë do të luaja në jetën time”, ka shkruar ajo.

Link: https://www.instagram.com/stories/armina_mevlani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwJ0tCnF6lp/