ShowBiz

Gjiko zbulon arsyen e veçantë pse i propozoi Elitës për herë të tretë

Çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun Elita Rudi dhe Gjiko, tashmë prej disa kohësh janë martuar dhe janë bërë prindër për herë të parë të një djali.

Reperi dhe moderatorja kanë treguar gjithmonë në rrjetet sociale se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ndërkaq të ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, çifti dhuroi shumë spektakël, ndërkohë që Elita mori një propozim mjaft romantik nga Gjiko.

Gjatë transmetimit të emisionit, Gjiko surprizoi live parteneren duke i propozuar, teksa iu ul në gjunjë Elitës për të tretën herë.

Ata janë të martuar që në shtatorin e vitit 2018, dhe reperi i ka bërë dy propozime romantike, të parin kur u lidhën dhe të dytin për martesë.

Në një postim në Instagram, Gjiko ka zbuluar arsyen se pse i propozoi sërish Elitës!

“I propozova për të tretën herë vetëm që të sigurohem se ajo është e imja përgjithmonë”, ka shkruar Gjiko.

https://www.instagram.com/p/BwUvUjWFxat/

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwUvUjWFxat/