Blogerja e njohur Lori Hoxha, prej kohësh tashmë është zhvendosur në Angli.
Lori është një nga personazhet publike, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka shumë ndjekës.
Së fundmi në një postim në Instagram, Lori Hoxha ka zbuluar se ka nisur pushimet, megjithëse vera nuk ka mbërritur ende.
Bukuroshja e njohur ka postuar një foto me rroba banjo ku shfaqet në formë të shkëlqyer.
Kjo foto nuk ka bërë “xhelozë” vetëm ndjekësit e saj, por edhe moderatoren Luana Vjollca.
Luana ka komentuar në foton e Lorit dhe i kërkon të mos e teprojë me fotot e bukura:
“O Lor mos e tepro kaq shumë zog”, i shkruan Luana ndërkohë që Lori i është përgjigjur se ka mësuar nga më të mirët, duke ju referuar fotove nga pushimet që realizon Luana.
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwU13yslV33/