ShowBiz

Valbona Selimllari si rrallë herë flet për familjen: Jam një mama e rreptë!

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selmillari është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar, e cila vazhdimisht ka qenë prezente me projekte nëpër emisione televizive.

Së fundmi e ftuar në emisioni “Tempora” në ‘Ora News’, Selimllari ka folur për jetën e saj private dhe për emisionin e saj të ri “Ma jep dorën”.

Si rrallë herë moderatorja ka treguar detaje për familjen e saj dhe për marrëdhënien me tre fëmijët, ndërkohë që ndryshe nga ç’duket ajo në fakt është një nënë shumë e rreptë.

“Fëmijët e mi dua ta shikojnë emisionin për një arsye, sepse dua ta kuptojnë. Të rinjtë e sotëm që rriten me të gjitha kushtet shpesh herë harrojnë t’i vendosin pikat tek vlerat e duhura. Unë mundohem shumë që fëmijët e mi fillimisht të jenë njerëz të mirë. Unë mundohem të jem një shoqe e mirë, por e kuptojë që shumë herë nuk jam dhe aq e mirë. Jam një mami e rreptë dhe shpesh herë marr edhe të shara. Ata mërziten me mua më shajnë edhe u them: ‘Preferojë të më shani të më merrni inat të mos më doni, nëse s’doni të më doni, por dua që nesër të më falenderoni. Se nëse ju lë të bëni qejf sot dhe nesër do më fajësoni mua e do më thoni: ‘ti na ke lënë ashtu.’, ka përfunduar Valbona.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=2LfTS9MAIuQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bttg0jZgHEQ/