ShowBiz

Do të bëjë namin! Sinan Hoxha publikon këngën më të re në bashkëpunim me Almendën

Kur dëgjohet zëri dhe emri i tij, fillon festa, duke u bërë vërtet sinonim i atmosferës shpërthyese.

Këngëtari i dhjetra hiteve të njohura dhe të pëlqyera nga shqiptarët, Sinan Hoxha, ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me Almendën.

“Çaji” titullohet projekti më ri i këngëtarit, ndërkohë që ritmi i këngës është një ndërthurje midis këngës folk që interpretohet nga Sinani dhe rep që këndohet nga Almenda.

Muzika e këngës është realizuar nga Marsel Gunga, ndërkohë që teksti është shkruar nga 2STEP.

Klipi është realizuar nga Max Production, ku vihet re perfomanaca dhe koregografia mjaft e veçante, ndërkohë tregohet një një angazhim serioz dhe profesional.

Si gjithmonë këngët e Sinan Hoxhës pëlqehen shumë nga publiku dhe kënga pritet të bëjë namin!

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=T0GuZVYmNOA