ShowBiz

“Pasi hoqa fashot, pashë veten dhe qava!” Ish-banorja e ‘BB’ pranon ndërhyrjen kirurgjikale

Xheni Mhillaj mbetet një nga ish-banoret e “Big Brother” e cila komentohet në mediat rozë për jetën e saj private, pasi është edhe shumë aktive me ndjekësit e saj në Instagram.

E ftuar së fundmi në programin ‘Trokit’ në IN Tv Xheni ka folur për ndërhyrjen kirurgjikale në hundë, ndërkohë që është shprehur se ndihej mirë me hundën e re.

“Ishte një fiksim. Fola dhe më prindërit, më thanë nëse doja mund ta bëja. Sa më doli narkoza, pyetja e parë që kisha për doktoreshen ishte: Si e kam hundën (qesh). Pasi hoqa fashot dhe pashë vetën qava, po qava nga gëzimi për hundën e re”- është shprehur ish banorja e Big Brother-it.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=rOvYkI7fYmo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvj5bVtHkPV/