Ditët e fundit në qendër të mediave rozë në Kosovë kanë qenë martesat e fëmijëve të këngëtarëve të njohur.
Disa prej tyre i dhanë fund beqarisë, ndërkohë që dasmat e tyre bënë xhiro në rrjetet sociale, për shkak të organizimeve luksoze.
Pas martesës së Gresa Behlulit dhe djalit të Remzie Osmanit, edhe djali i Ramadan Krasniqit ka vendosur që të çojë një hap më tej lidhjen e tij, duke shpallur fejesën.
Djali i këngëtarit të njohur, Andi Krasniqi u fejua mbrëmë me Dafinën, ndërkohë që ka qenë vetë ky i fundit që ka ndarë me ndjekësit momente nga festa e tyre private.
Link: https://www.instagram.com/stories/andii.krasniqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwiDPB3BZ2V/