Ditët e fundit në qendër të mediave rozë në Kosovë kanë qenë martesat e fëmijëve të këngëtarëve të njohur.
Vajza e këngëtares Shkurte Fejza, Gresa Behluli kurorëzoi dashurinë e saj me një martesë madhështore e cila u përfol gjatë në media.
E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin Nd’rrimi i Natës, Shkurte Fejza së bashku me Gresën ndanë me publikun momentet e përjetuara gjatë dasmës.
Ndër të tjera këngëtarja foli edhe për bashkëshortin e së bijës dhe impaktin që pati kur e takoi atë për herë të parë.
“Na u duk simpatik, djalë punëtor! Tani për të qenë e sinqertë, në fillim ishim pak skeptikë. Kisha frikë mos ma mashtronte vajzën”, ka thënë me doza shakaje këngëtarja.
Mirpo në vijim tregoi se ai rezultoi të ishte një djalë mjaft i mire dhe punëtor.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=_5roni9lxQc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvsG8nrhZAz/