Drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina”.
Teksa Albert Dumani po fliste për udhëtimin e tij të fundit në Indi, u ngatërrua teksa thoshte: “Për mua ishte udhëtimi i jetës. Ishte vend që ne e kemi parë vetëm në foto apo në ndonjë serial, por teksa e shikoje me sytë e tu, me sytë e ty, me sytë e tu…”
Ky ishte momenti epik dhe të dy shpërthyen në të qeshura, ndërkohë që Rudina filloi të imitonte pjesë nga “Borgjezi fisnik”.
“Na kapi budallallëku, marrim frymë thellë edhe ristartojmë!”- tha moderatorja dhe më pas intervista vijoi si normalisht.
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwkVVofhzH0/