ShowBiz

Si rrallë herë, Fjoralba Ponari për lidhjen e saj: Pendohem kur mendoj vuajtjen…

Moderatorja Fjoralba Ponari, të cilën së fundmi e shohim në emisionin “E Diell” është shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.

Por ditën e djeshme moderatorja, si rrallë herë, ka ndarë me ndjekësit disa detaje nga jeta private.

Ajo është pyetur nga ndjekësit që të flasë për një dashuri për të cilën është penduar.

“Pendohem kur mendoj vuajtjen që kam kaluar, por jo eksperiencën sepse më ka rritur si njeri.”- shkruan Fjoralba në postim për lidhjen e saj të vjetër.

Link: https://www.instagram.com/stories/fjoralba.ponari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv6XgGFnL4q/