ShowBiz

“Nuk më rru*et…” Aurela Gaçe u kthehet ndjekësve pas kritikave

Këngëtarja Aurela Gaçe është një nga divat e muzikë shqiptare, e cila njihet për intepretimet e saj energjike në skenë.

Por veç të tjerave, Aurela suprizon fansat edhe me look-un e saj, e cili është gjithmonë në kërkim të gjërave unike dhe avangard.

Siç duket këngëtares i pëlqen që të eksperimentojë në veshje, saqë së fundmi ka surprizuar ndjekësit me veshjen e saj të fundit.

Aurela ka publikuar një foto ku shfaqet e me një xhaketë të gjatë xhins, me xhinse të gjera si dhe me një kapele ngjyrë metalike. Ndërkohë që ka vendosur dhe një shall me ngjyrë jeshile të ndezur.

“Sa shkon ngjyra e shallit me lulishten ëëë ? Apo ë?”- shkruan Aurela në përshkrimin e fotos, e cila ka marrë shumë kritika nga ndjekësit.

“Ti ke stilin tend e ste rruhet shum per mendim e tjerve te adhuroj”- shkruan një komentuese për të mbrojtur këngëtaren.

Dhe Aurela duket se nuk ka kaluar pa i vënë re komentet negative ndërkohë që shkruan:

“Ah e ke thene aq mire, saaaaaa, c’te te them. Fiks nuk me rr…. 😂😂. Akoma akoma e akoma nuk e mesuan kete fakt mendjeshitesit. Ata do vazhdojne te veten, une timen. Keshtu do te na shkoje jeta!”- shkruan ndër të tjera Aurela.

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwm6LOAHgG6/