Pak kohë më parë në mediat rozë, qarkulloi lajmi se moderatorja Arjola Shehu do ishte pjesë e një projekti mediatik në Itali.
Megjithëse projekti thuhej se do të zhvillohej në muajin mars, nga moderatorja nuk u ndie asgjë, në lidhje me projektin e përfolur.
E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Soriee” Arjola foli përciptaz, mbi planet për të nisur karrierën në Itali.
“Me planet në Itali çfarë u bë?”, ishte kjo pyetje e Jonida Shehut në emisionin “Soiree”, që e zuri ngushtë Arjolën.
“Fillimisht ishte një projekt që kishte të bënte me Ambasadën italiane. Më pas disa sipërmarrës italianë që gjendeshin në eventin që po organizonim. U tërhoqëm, u rekrutuam për të prezantuar një tjetër produksion, i cili ishte italian dhe nuk kishte shumë…”, u shpreh ajo.
Arsyen ajo vendosi të mos e tregonte, megjithatë gjatë intervistës ajo u shpreh se nuk i mungon televizioni dhe nuk ka dëshirë që të jetë çdo ditë në ekran.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=7WY7p6ynhqY&t=2292s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BweQN2tnSsc/