ShowBiz

Moderatorja sportive i jep fund beqarisë, shkëlqen më fustanin e nusërisë

Moderatorja e njohur sportive Genta Cana e cila prezanton emisionin sportiv “Minuta e Fundit” që transmetohet në “Klan Kosova”, mbrëmjen e kaluar i ka dhënë fund beqarisë.

Dasma është zhvilluar në një ceremony madhështore në Prizren, ndërkohë që gazetarja sportive shkëlqente me fustanin e bardhë.

Megjithëse nuk ka publikuar asnjë foto nga ceremonia, kanë qenë miqtë dhe të afërmit  e moderatores që kanë ndarë disa momente nga dasma.

Në një video të publikuar nga gazetari Artan Telaku, shihet moderatorja duke kërcyer vallëzim me partnerin e saj, ndërkohë që të dy duken të adhurueshëm.

Link: https://www.instagram.com/stories/artan.telaku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bo1dJz_Bsk1/