Reperja e njohur nga Kosova, Melinda Ademi, i ka kërkuar falje publike reperes Tayna.
Në një postim në Instastory, këngëtarja ka marrë vendimin e guximshëm, duke i kërkuar falje publike reperes, ku i shprehte keqardhjen që e ka thumbuar me vargje.
“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, ka shkruar Ademi.
Link: https://www.instagram.com/stories/melindaademi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwgxh-2A1eV/