ShowBiz

“Na duhet një burrë…” moderatorja e thotë ‘troç’ në emision

Fjodora Fjora është një nga moderatoret me eksperiencë shumë të gjatë televizive, e cila prej kohësh ka realizuar intervista me personazhe shumë të rëndësishme të botës së artit dhe kulturës.

Fjodora është mama e një djali, për të cilin shprehet gjatë çdo interviste, se i ka zbukuruar jetën dhe është gjëja më e rëndësishme që ka.

Por në lidhje me martesën dhe dashurinë, duket se moderatorja nuk i ka marrëdhëniet e mira. E ftuar së fundmi në emisionin “Thumb”, Fjodora ka folur rreth jetës private.

“Kaq frikacak janë këta meshkujt shqiptar?”- e ka pyetur Aulona Fjodorën.

“Sa do që të përpiqen, brenda vetes së tyre mbeten çunat e lagjes”- është përgjigjur Fjodora në vijim të bisedës me moderatoret.

“Po nga ëndrrat që thonë që të gjitha vajzat e kanë të veshin një herë fustanin e bardhë, ti ke hequr dorë?”- u pyet Fjodora.

“Po na duhet një burrë një herë para dasme!”, ka thënë Fjodora, duke zbuluar se është ende në kërkim të dashurisë.

https://www.instagram.com/p/Bwrod3SgDTU/

Link: https://www.instagram.com/p/Bwrod3SgDTU/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwXpeEPHQC0/