ShowBiz

Prej vitesh në një lidhje, Bojken Lako flet për dasmën e ‘çuditshme’

Kantautori dhe këngëtari i talentuar Bojken Lako, me një karrierë 25 vjeçare në muzikë, ka qenë i ftuar ditën e sotme në programin ‘Rreze dielli’, ku ka folur për jetën e tij artistike dhe atë private.

Gjatë intervistës Bojken Lako është shprehur se partnerja e tij këngëtarja Semi Jaupaj ka ndikuar në jetën e Bojkenit në çdo aspekt, profesional dhe personal.

“Gjatë gjithë këtyre viteve jam mbështetur shumë te Semi dhe kam marrë një lloj drejtimi dhe orientimi shumë të mirë sepse e kam konsideruar si njeriun që edhe ana profesionale e shijeve të veta, por edhe si publik sepse ajo ka dëshirë që të më shohë si publik i thjeshtë. Më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë mbështetëse edhe nga ana profesionale”.

I pyetur nëse do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në një dasëm, Bojken është shprehur:

“Normalisht që do bëjmë dasëm, por ashtu siç i bëjmë gjërat e çuditshme, mbase do bëjmë ndonjë gjë të çuditshme atëherë kur duhet ose do jetë mirë për të bërë diçka speciale. Normalisht që çdo njeri ka dëshirë të bëjë një ceremoni që ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=BtL4pUaEpDs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtHW-bhHPPC/