ShowBiz

“Si ta pranoj!” Fjolla Morina publikon baladën e shumëpritur

Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar Fjolla Morina ka publikuar këngën më të re, në bashkëpunim me Valon Bytyqin.

“Si ta pranoj!”, titullohet kënga më e re e Fjollës, dhe është një baladë dedikuar njerëzve që nuk jetojnë më.

Kënga është shoqëruar dhe me një videoklip, ku Fjolla shfaqet e vuajtur, me një fustan të zi dhe me vello të zezë, ndërkohë që klipi ka disa momente ku këngëtarja shkon në varreza.

Teksti i ndjerë i këngës është shkruar nga Rozana Radi, ndërkohë që muzika është kompozuar Bini Nebihu.

“Ndjenje dashuri,pasjon i thyer ne mes padrejtesisht, nje dashuri e ngrire ne zemer perjetesisht kujtim i mbetur ne shpirt, prezence shpirterore qe me jep forcen e te kujtoj cdo dite!”- shkruan Fjolla në Instagram.

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=U9TgMvRFCyw