Ditën e sotme, vajza e këngëtarit Blero Muharremi, Tara feston ditëlindjen.
Në këtë ditë kaq të veçantë nuk ka munguar urimet për vogëlushen, vogëlushen, por edhe më special ka qenë dedikimi i partneres së Bleros, Afronës.
Më anë të një fotoje të publikuar në Instastory, bukuroshja ka shprehur fjalët më të ëmbla për Tarën, ndërkohë që ka pergëzuar edhe mamanë e saj Teutën.
“Gëzuar ditëlindjen princeshë Tara! Sot është dita jote speciale dhe të uroj ditëlindjen më të bukur! Gëzuar, gëzuar ditëlindjen! Sa keq që s’mund ta kaloj këtë ditë speciale me ty! Të uroj më të mirat, shëndet, dashuri dhe fat në jetën tënde. Të takova 5 vite më parë si një vajzë e vogël e ëmbël… Koha fluturon kaq shpejt! Shiko si je tani… Je një vajzë e mirë dhe e edukuar falë dy prindërve të tu. Qëndro e përulur, pozitive, e ndjeshme dhe vajza e këndshme që gjithmonë ke qenë. Të uroj më të mirat! Me dashuri, Afrona”, shkruan partnerja e këngëtarit bashkëngjitur me foton.
Por pas këtij postimi ka reaguar edhe mamaja e Tarës, ish-bashkëshortja e Bleros, Teuta e cila e ka pëlqyer dhe madje komentuar, ku shkruan: “Faleminderit shume zemer perqafime nga Tara dhe une”.
Link: https://www.instagram.com/p/BwwP1O3pA4B/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BaEDNbABrdb/