Pak ditë më parë në një postim në Instastory, reperja Melinda Ademi, i kërkoi falje publike reperes Tayna, ku i shprehte keqardhjen që e ka thumbuar me vargje.
Por kjo falje publike e këngëtares, duket se nuk i bëri përshtypje Taynes, e cila ndërmjet menaxherit të saj u shpreh për “Prive.al” se nuk e pranonte faljen dhe s’kishte asgjë për t’ i thënë Melindës.
Melinda e ka marrë si ofendim, ndërkohë që ka reaguar ndërmjet një postimi në rrjetet sociale , ku shkruan se ja morën për dobësi faljen.
“Provova të jem e sjellshme, ma morën për dobësi. Duhet të rikthej bishën, kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë!”-ka shkruar në postimin e fundit në Instagram Melinda, duke lënë qartazi të kuptohet se ofendimet dhe diss-et ndaj Tayna-s, do të përkeqësohen.
https://www.instagram.com/p/BwuYGd3hMvq/
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwuYGd3hMvq/