Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko, afërsisht dy muaj më parë, u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Zëri.
Ndryshe nga personazhet e tjera të showbizzit, Elita dhe Gjiko nuk kanë nguruar të publikojnë herë pas herë foto të të voglit të tyre.
Së fundmi Elita ka publikuar një video shumë të bukur, ku shihet se vogëlushin e ka marrë gjumi në krahët e saj, ndërkohë që shprehet se ky ështe vendi i preferuar i djalit për të fjetur.
“Vendi i tij i preferuar për të fjetur dhe nuk ka gjumë për mamin. Të dua shumë djali im!”- ka shkruar Elita krahas videos së publikuar, ku Zëri shihet duke fjetur.
Link:https://www.instagram.com/stories/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BweqjdAFiJG/