ShowBiz

E birësoi 5 vite më parë, Fjodora Fjora: Djali ka filluar të kërkojë babain

Gazetarja e njohur Fjodora Fjora e ftuar në emisionin “Thumb”, foli rreth jetës së saj profesionale, por rrëfeu edhe disa detaje nga jeta private.

5 vite me parë, Fjodora Fjora vendosi të adoptojë një fëmijë dhe tashmë është nëna e Alteos. Gjatë bisedës në studio me moderatoret, ajo ka treguar që nuk është aspak e lehtë të jesh mama single, dhe e vetmja “pendesë” që ka është se tashmë i biri ka filluar të pyesë e të kërkojë figurën e një babai.

“Nuk është e thjeshtë. Çdo gjë duhet ta mendosh dy herë, edhe kur merr një vendim ndjen atë mungesën që “Shiko, ndoshta do ishte më mirë ta ndërmerrja këtë gjë bashkë me një mendje të dytë”. Mirëpo e di si është puna? Ndonjëherë, ne nuk zgjedhim si jeta jonë do vijë. Ndonjëherë zgjedhim të jemi vetëm, po fati e sjell të jemi vetë i dytë. Jemi vetë i dytë dhe unë kam mikesha të miat që s’ka rëndësi arsyeja, por tani janë mama të vetme. Për mua më me rëndësi është që ai brenda familjes sonë të vogël që ne e cilësojmë “mami, unë, daja, gjyshi, nëna…”, pra njerëzit që ai i ka shumë afër, të jetë i lumtur. Sigurisht do përballesh dhe me pyetje, dhe me sfida, dhe me faktin që je e vetme, por do kuptosh që je përpjekur të bësh një gjë të mirë dhe shpreson që fëmija kur të rritet do ta vlerësojë këtë gjë.

Unë mendoj që është si t’i hysh pak detit në këmbë.

E vetmja pendesë që kam, ose keqardhje është që Alteo e do këtë gjë. E kërkon ai këtë gjë, sepse po rritet dhe pyet. Përpiqem t’i shpjegoj që ka familje me babin dhe mamin, ka familje vetëm me mamin, ka familje vetëm me babin.”- ka përfunduar Fjodora.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=yahGd27Gmb0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsD5MUBHQgE/