ShowBiz

Çfarë i premtoi publikisht Lorik Cana ‘Tarameles’ gjatë emisionit

Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Kurthin e Piter Pan”, ku ju përgjigj me sinqeritet pyetjeve të fëmijëve mbi jetën e tij dhe profesionin.

Por, Xheison Bafti, një nga fëmijët më të dashur për publikun, i cili gjithashtu është një nga fëmijët më të komentuar, i ka kërkuar ‘një nder’ të vogël.

Teksa i është përkushtuar së fundmi nismave të bamirësisë, Lorik Cana ka hapur fondacionin “Lorik Cana 5 Foundation”, ku promovon talentet e reja në fushën e sportit.

“Ti përse nuk vjen në Mushqeta, dhe të na ndërtosh një fushë futbolli ku ne të luajmë?”-tha Xheison Bafti.

“Dëgjo, do bëjmë kështu. Unë do të ndihmoj Alketën, që njëherë të ndërtojmë shtëpinë, por kjo gjëja që ti mendon me ndërtu fushën para shtëpisë, më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Fëmijët tanë kanë qejf me u marrë me sportin”-është shprehur Lorik Cana.

Lorik Cana u shpreh i gatshëm për ndihmuar Alketën, në nismën e saj për ti ndërtuar një shtëpi Xheisonit.

Link:https://www.youtube.com/watch?v=YpBXjPoxkNk&t=466s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwH-dWAg6er/