ShowBiz

“E ke më të mirë se imi!”, Roza Lati i bën dhuratën speciale mamasë së saj

Roza Lati dhe Rita Lati, nënë dhe bijë, vazhdimisht na kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën.

E njohur për sinqeritetin e saj, moderatorja e “Why Not”, ka vendosur që të surprizojë mamanë e saj me një dhuratë speciale, dhe me këtë rast shpreson që ajo ti falë gabimet.

“E vogla ime meriton gjithçka, por po e nisim me një Iphone 8. E ke më të mirë se imi”- shkruan në pusullën e dhuratës.

“Nuk është se merr shumë vesh nga teknologjia, por do ti them që e ka më mirë se imi, aty bën diferencën! Rita Lati mi fali të gjitha gabimet për këtë vit!”- shkruan në postim Roza Lati.

Link: https://www.instagram.com/stories/roza_lati/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwNEbU_J2M2/