Nëse dëshironi të dini çfarë niveli inteligjence keni, pyesni mamanë tuaj nëse ka vuajtur nga të vjellat gjatë kohës që ka qenë shtatzënë me ju! Studiuesit zbuluan se gratë shtatzëna që vuajnë nga përzierja kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë të mençur.
Shtatzënia mund të jetë një kohë e mrekullueshme por edhe shumë sfiduese dhe përzierjet në mëngjes janë një nga aspektet më të pakëndshme të saj. Pavarësisht se kjo mund të jetë e bezdishme, studiuesit kanë një lajm të mirë për ju.
Sipas një studimi të publikuar në “Bright Side”, thuhet se hormonet që shkaktojnë përzierje në mëngjes janë të njëjta me ato që lidhen me zhvillimin më të madh të trurit tek fëmijët. Çfarë do të thotë kjo?
Hulumtimet e botuara në The Journal of Pediatrics zbuluan se përzierja që ndodh gjatë shtatzënisë është një shenjë e shkëlqyer e një IQ të lartë tek fëmijët. Përveç kësaj, sa më i lartë është intensiteti i të përzierava, aq më e lartë do të jetë inteligjenca e parashikuar e fëmijëve.
Studimi përfshinte 121 gra që mbetën shtatzëna midis 1998 dhe 2003, dhe nivelet e IQ të fëmijëve u analizuan kur ata ishin midis 3 dhe 7 vjeç.
Studime të tjera, të tilla janë botuar edhe në revistën JAMA Journal of Medicine, ku zbuluan se përzierja gjatë shtatëzanisë është një shenjë e mirë, pasi ajo lidhet me një normë më të ulët abortimi. Me fjalë të tjera, të vjellat kanë një funksion mbrojtës, sepse kjo do të thotë që nivelet e hormoneve janë mjaft të larta për të mbajtur shtatzëninë.
Por kjo është hera e parë që është zbuluar se përzierja tregon se fëmijët do të jenë shumë të zgjuar kur të lindin.
Përzierjet dhe të vjella nuk janë aspak të këndshme, por duke e ditur se ka kuptim dhe vlerë na bën të shohim ndryshe. Fëmijët e nënave që kishin përzierje kishin IQ më të lartë sesa fëmijët e nënave të cilat nuk vuanin nga përzierja gjatë shtatëzanisë së tyre.
Gjëja është që shtimi i gonadotropinës humane (GCH), shpjegimi i mundshëm përse e keni atë sëmundje të bezdisshme në mëngjes, krijon një mjedis ideal për placentën dhe për zhvillimin më të mirë nervor në fëmijët.
Ky studim u jep inkurajim grave që vuajnë nga përzierjet ndërmjet javës së parë dhe diku ndërmjet javës së 14-16.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/pregnant-woman-standing-near-white-brown-bassinet-64263/