ShowBiz

Kryeministrja i jep fund beqarisë, fejohet me prezantuesin e njohur

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar zyrtarisht me partnerin e saj Klark Gejford.

Zonja Ardern, 38 vjeç, dhe partneri i saj për më shumë se pesë vjet, Clarke Gayford, 41, vendosën që të zyrtarizojnë lidhjen e tyre në fejesë, konfirmoi të premten zëdhënësi i zonjës Ardern.

Mediat po flasin shumë rreth fejesës së saj me prezantuesin e famshëm televiziv.

Kujtojmë se së fundmi kryeministrja e “Zelandës së Re”, u bë e njohur për ndryshimin e ligjit të armëve, pas tragjedisë që ndodhi muaj më parë, ku të paktën 50 besimtarë myslimanë u vranë nga një atentat me armë zjarri.

Link: https://www.nytimes.com/2019/05/03/world/asia/jacinda-ardern-engaged.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxBkxT3lXCK/