Megjithëse ende nuk jemi futur në stinën e verës, çifti i njohur dhe i dashur për publikun Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë nisur pushimet e tyre të merituara.
Këngëtarja ka publikuar disa pamje, ku shihet me vajzën e vogël Ameli, të cilën e ka kapur për dore, ndërkohë që po ecin në një plazh të gjelbëruar.
Siç shihet, Albani dhe Mirami janë “arratisur”, drejt një vendi ekzotik, duke shijuar natyrën e mrekullueshme dhe pamjet fantastike.
“Më në fund arritëm”, shkruan Miriam e cila me siguri është fotografuar nga Albani.
Kujtojmë se Albani ditën e sotme në orën 16:00 do të publikojë këngën e re “Drejt në zemër”, në bashkëpunim me këngëtarin 2Ton.
Link: https://www.instagram.com/stories/miriamcani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuTC7vmhhkU/