Gjithmonë e pandalshme për të arritur perfeksionin në projektet e saj dhe kënga më e re do të jetë një sukses i padiskutueshëm.
Bëhet fjalë për këngëtaren Luana Vjollca, e cila këtë herë vjen në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Ramadan Krasniqin.
Dyshja shumë e njohur, ka sjellë për publikun këngën me titull “Sonte”, që shumë shpejt do të jetë pjesë gëzimeve tuaja.
Kënga vjen ritmike dhe interpretimi me zërin melodioz të Danit dhe Luanës, nxisin edhe më shumë atmosferën.
Në klipin e këngës si gjithmonë Luana shfaqet në super formë dhe mjaft seksi, ndërkohë që ka pranë vetes edhe disa balerina shoqëruese.
Teksti dhe muzika e këngës është shkruar nga Filloreta Raçi, e njohur ndryeshe si Fifi, ndërkohë që klipi është xhiruar nga Max Production.
Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=RhqVS4Yzs9c