Sot ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit dhe kanë qenë të shumtë personazhet publike që kanë uruar besimtarët myslimanë.
Një ndër këto personazhe është dhe këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga. Në një postim në Instastory, Çiljeta ka shkruaar:
“Para muajit të Ramazanit kërkoj falje nga tri gjëra:1.Nëse e zëmërova dikë 2.Nëse dëmtova dikë 3. Nëse ngushtava dikë. I falenderoj tre njërëz 1. Atë që tek ai kam respekt 2. Ata që kishin durim me mua 3.Atë që bën Dua për mua kur jam larg tij. Ua fali tre personave 1. Atë që më përgojoji kur nuk isha prezent 2. Atë që më ofendoi 3.Atë që më bëri padrejtësi. O zot mundësona të presim muajin e Ramazanit me gjynahe të falura dhe me vepra të pranuara.”
Më tej Çiljeta ka publikuar një video ku shfaqet e mbuluar me shami, ndërkohë që ndër të tjera shkruan se mezi e ka pritur këtë muaj.
Link: https://www.instagram.com/stories/ciljetaxhilaga/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BYJHg_thhGF/