Disa ditë më parë djali i këngëtares Tuna dhe Patris Berishës festoi dy vjetorin e lindjes, në një festë “magjike” të organizuar nga prindërit e tij.
Por ashtu si edhe vitin e kaluar, xhaxhi i tij Robert Berisha dhe këngëtarja Nora Istrefi, nuk u panë të ishin të pranishëm në festë.
I pyetur në emisionin “Loja e Javës”, Roberti u pyet për arsyen e mungesës në ditëlindjen e nipit, ku u shpreh se nuk arriti të shkonte për shkak të disa angazhimeve në Ulqin.
Më tej ai tregoi se një ditë më vonë, babai i tij ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
“Më 2 maj Tiani festoi ditëlindjen. Jo nuk isha në festë pasi isha në Ulqin. Në datën 3 kisha për të marrë pjesë në një festival në Ulqin që organizohet videoklipi më i mirë dhe më kanë dhënë një çmim. Por gjysmë orë para se të fillonte organizimi u nisa për në Prishtinë për shkak se u bë babai operacioni dhe vendosi aparat në zemër. Çdo gjë shkoi mirë,”-tha ai.
Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=uwlSAimlI5Y