ShowBiz

“Arsye për të festuar ditëlindjen!”, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj urojnë publikisht njëri-tjetrin

Prej kohësh është përfolur në mediat rozë për një lidhje dashurie midis moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj.

Kjo për faktin se të dy personazhet e njohur, në rrjetet sociale janë parë se kanë udhëtuar në destinacine të njëjta dhe të shoqëruar nga njëri-tjetrin.

Por megjithatë asnjëri nga të dy personazhet e njohur, nuk ka reaguar publikisht mbi këtë lidhje, as duke e mohuar as duke e konfirmuar.

Së fundmi moderatorja ka uruar publikisht regjisorin Eduart Grishaj me rastin e ditëlindjes së tij, por dhe ky i fundit Arbanën. Ndërkohë që të dy së bashku ndajn një detaj të veçantë pasi festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë.

“Gëzuar ditëlindjen binjak”- i shkruan Arbana, Eduartit, teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të tij, ku shihet duke buzëqeshur.

Ndërkaq Eduart Grishaj ka publikuar një foto në rrjetet sociale, me një dedikim special, ku shfaqet nën shoqërinë e Arbanës dhe shkruan:

“Arsye per te festuar ditelindjen! Edhe 100 e rralla!”- shkruan Eduart Grishaj, së bashku me një zemër.

https://www.instagram.com/p/BxKBIntHJFa/

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxKBIntHJFa/

Link:https://www.instagram.com/stories/arbanao/