Manjola Nallbani është një nga ato këngëtare, që ka preferuar gjithmonë që ta ruajë privatësinë e familjes së saj në daljet publike.
Kjo e ka një arsye sepse respekton dëshirën si të bashkëshortit të saj, po ashtu dhe të vajzave që të mos jenë shumë të ekspozuar.
E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja e njohur nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me bashkëshortin e saj, ku u pyet nëse është xheloz dhe Manjola u përgjigj me sinqeritet.
“Bashkëshorti im është shumë i mençur, (jo se është bashkëshorti im). Ai nuk është as liberal, as konservator. Në fillim ishte xheloz sepse nuk më njihte, tani që më njeh nuk ka nevojë të jetë as njëra e as tjetra se e di kë ka në shtëpi”.- u përgjigj Manjola.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ZIlxOEpqv-4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BWc3u1gH0lc/