Gazetari i njohur Marin Mema, njihet për emisionet e tij të veçanta në lidhje me temat që nxjerrin në pah vlerat tradicionale dhe trevat e bukura shqiptare.
I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Kurthin e Piter Pan”, Marin Mema, krahas jetës së tij profesionale, rrëfeu si rrallë herë edhe detaje nga jeta e tij private.
Marini zbuloi se është në një lidhje dashurie prej vitesh, ndërkohë që rrëfeu se dëshiron që të bëhet me një fëmijë.
Eno: “Babi im mban një unazë në gisht! Ti pse nuk mban një unazë në gisht? Më beso mua martohu! Nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur, nëse nuk të qëllon gruaja e mirë do të mbetesh një filozof”.(Të qeshura në sallë)
Marini: “E rëndësishme është se e kam gjetur prej shumë kohësh. Unë shpresoj, që po themi të bëhemi me një bebush të bukur dhe të mirë ashtu siç jeni juve.”
Alketa: “Do t’ja vesh emrin Piter?!”
Marini: “Jo, dua emër shqiptar unë!”
Ndërkohë që për sa i përket imazhit të vajzës që i qëndron në krah, gazetari i Top Channel tregoi një detaj të veçantë.
I pyetur nga fëmijët si e do gruan brune apo bjonde, Marini u përgjigj: “Brune siç e kam gjetur”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=X6J1g2pf49c
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw-dSO8HB6u/