Moderatorja Fjoralba Ponari, e cila së bashku me moderatorin Edi Manushi dhe disa gazetarë të tjetër drejtojnë emisionin e “E Diell”, u vu në qendër të rrjeteve sociale për shkak të një video.
Ishte blogeri Olti Curri i cili, kapi një “gafë” të moderatores e cila u shpreh:
“Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi…”, tha moderatorja.
Ndërkohë Olti filloi fjalinë e Fjoralbës me humor:
“Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh. një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si… si ta them…”.
Video e publikuar nga Olti Curri, shkaktoi shumë humor tek ndjëksit, por Fjoralba Ponari nuk kaloi pa e komentuar.
“E mo po mos i prit sipas qefit videot promocionale”. Ata vazhduan të bënin disa komente dhe Olti ia ktheu: “Prite qepe si te duash lapsusi ishte yll”.
Fjoralba: “Çeshtja eshte se po ta ofroje te plote, sdo kishe cte ironizoje ktu e cte kenaqje popullin.”
“Me thene te drejten kaq sa ke thene mjafton, nuk ka rendesi çfare ke thene ne vazhdim sepse lapsusi eshte ne kete qe thua: “Fatmiresisht sot te lindesh e bukur nuk eshte vetem çeshtje fati, eshte edhe çeshtje profezionalizmi”… Sipas teje te lindesh e bukur nuk eshte vetem fat por edhe profesionalizem!!! Si lind i bukur me profesionalizem ? Duke nderhyre ne laboratoret e gjinekologjise ne ADN ? Nëse ishe duke i bere reklame laboratoreve te paligjshem te nderhyrjes ne gjenetiken njerezore atehere terhiqem.”, mbylli diskutimin blogeri.
https://www.instagram.com/p/BxLMl-7hOvH/
Link: https://www.instagram.com/p/BxLMl-7hOvH/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw7Oj2DnEXO/