ShowBiz

Si e zhvati Loredana dhe vëllai i saj çiftin zviceran duke u marrë miliona franga

Reperja e njohur me origjinë shqiptare Loredana Zefi është arrestuar mbrëmjen e kaluar nga autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur nga një media presitogjoze zvicerane “20 minuten”, i cili ka publikuar në mënyrë të detajuar edhe historinë për të cilën akuzohet artistja shqiptare.

Bëhet fjalë për një dëm të shkaktuar, nëpërmjet mashtrimit, një çifti zviceran rreth të 50-tave në një vlerë prej afro 1 milion franga.

Loredana dhe vëllai i saj Berati, thuhet se kanë mashtruar shtetasen zvicerane Petra Z. 52 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Hans 53 vjeç.

Në pranverën e vitit 2018, shtetasja zvicerane Petra Z. paraqiti një ankesë në polici kundër Loredana Zefit dhe vëllait të saj Beratit. Por që akuzat kundër vëllait të Loredanës u hodhën poshtë, pasi pagesat ishin bërë vullnetarisht nga shtetasja zvicerane.

“Loredana dhe vëllai i saj morën gjithçka prej nesh. Paratë tona, çdo gjë që ne kishim vënë me mund.”- shprehet ajo për median zvicerane.

Si nisi historia e mashtrimit?

Historia nisi 2 vite më parë kur zonja Petra, e cila punonte kamariere, kishte njohur një burrë në internet, i cili i ishte dukur i besueshëm dhe e kishte ndihmuar duke i dhënë 87,000 franga, para të cilat nuk i mori kurrë mbrapsht.

Ky burrë kishte qenë vëllai i Loredanës, Berati, i cili ishte prezantuar me emrin Antonio, ku i kishtë kërkuar para zonjës pasi sipas tij i duheshin për të kryer një operacion.

“Ai dukej aq i besueshëm dhe akomodues”.- kujton Petra, për vëllain e Loredanës.

Muajt kalonin dhe Antonio nuk po i kthente paratë. Ndaj Petra Z., vendosi t’ i bëjë një vizitë atij në aeroport, atje ku ai punonte.

Teksa i kërkuan pasaportën, Petra zbuloi se emri i vërtet i tij nuk ishte Antonio, por Berat. Ky i fundit i sugjeroi çiftit se mund t’ua kthente paratë duke luajtur në kazino, por i duheshin para të tjera për të luajtur.

Berati tha se ka një mik i cili punon në kazino dhe mund ta ndihmojë atë të fitonte paratë. Kështu në janar të vitit 2017, çifti zviceran i huazoi Beratit edhe 200 mijë franga, të cilat tashmë Berati ja kishte borxh.

Në mars të vitit 2017, çifti zviceran i kërkoi Beratit të nënshkruante një marrëveshje për borxhin, të cilën ai e fimosi. Pas kësaj marrëveshje Berati u zhduk dhe kur u rikthye u shpreh se kishte qenë në burg.

Pas disa muajve futet në lojë Loredana, e cila siç rrëfen shtetasja Petra Z, ajo është paraqitur në shtëpinë e saj si avokate duke ofruar kthimin e parave në mënyrë ligjore.

Emri i saj ishte Anna Landmann dhe brenda pak muajsh, avokatja ka arritur t’i marrë Petra Z. dhe burrit të saj nga xhepi 700 mijë franga për shërbimin.

“Në fillim mendon, tani është dikush këtu për të na ndihmuar. Ajo ishte një grua e re shumë simpatike dhe miqësore. Mendova: ‘Kjo sigurisht është një grua e ndershme”, kujton zonja Petra.

Më pas Loredana, e shtirur si avokate nisi ta kërcënonte shtetasen, duke i kërkuar para vazhdimisht madje edhe bizhuteri, duke nxitur dyshimet e shtetases zvicerane.

“Ajo tha se bashkëshorti im dhe unë do të dënohemi dhe do të shkojmë në burg. Ne do të humbasim dhe ata do të fitonin. Më tha se ata kishin më shumë fuqi sesa ne. ‘Nëse nuk do t’i ndiqni udhëzimet kurrë nuk do t’i merrni paratë‘”.- u shpreh ajo.

Teksa po udhëtonte në tren, në vitin 2018, Petra Z. pa në një gazetë imazhin e avkotes që i kishte ofruar ndihmë, por në fakt ishte reperja Loredana Zefi.

Një vit më vonë Anna Landmann papritmas pranoi se quhej Loredana Zefi.

“Lori premtoi se me të vërtetë do të na ndihmonte dhe do të na jepte të gjitha paratë. ‘Betohem për fëmijët e mi. Betohem për nënën time’, tha. “Ne i besuam asaj, prandaj mbajtëm kontakt me të”.

Por mashtrimi i Loredanës vijoi edhe më tej me çiftin zviceran, pasi i kërkonte makina luksoze për t’i ndihmuar, dhe më pas nuk ia kthente asnjëherë në kohë.

Loredana Zefi refuzon se ka ngarë një “BMV” dhe “Porche” por fotografitë e radarit e kanë kapur atë brenda makinës.

Pasi mbeti shtatzanë në maj të vitit 2018, Loredana i tha zonjës Petra Z. se nuk mund ta ndihmonte më dhe se ajo duhet të kontaktonte villain e saj Agon, pasi ai do t’ia kthente paratë.

Petra Z. më në fund shkoi në Lucerne për të marrë paratë në rezidencën e Loredanës dhe Mozzik.

“Bashkëshorti i saj Mozzik ishte aty. I thashë që kisha një dhuratë për vajzën por nuk më lejuan të futesha brenda. Por vizita që bëra pati efekt pozitiv pasi Loredana më transferoi 3000 franga atë ditë. Këtë transfertë do ta bënte muaj për muaj”.

“Ti më njeh mua. Ti e di që unë bëj gjithçka për drejtësi. Thjesht nuk duhet t’i besosh kujtdo”, i tha Loredana zonjës Petra.

Mbrëmjen e kaluar me 7 Maj, policia shkoi në banesën e Loredanës pasi kishte nisur prej kohësh investigimin. Një kontroll u bë në banesën e saj dhe hetimet vijojnë ndërkohë që reperja thotë se është e pafajshme!

Link: https://www.20min.ch/schweiz/news/story/Rapperin-Loredana-zockt-Walliser-Ehepaar-ab-12242634

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtBm6OTlxTQ/