Ditën e djeshme lajmi i arrestimit të Loredana Zefit nën akuzën e mashtrimit dhe zhvatjes së parave, ka bërë xhiron e rrjetit.
Ishte media prestigjoze “20 minutes”, e cila publikoi historinë e një çifti zviceran i cili ishte mashtruar nga Loredana dhe vëllai i saj.
Reperja e njohur akuzohet se ka kanosur dhe mashtruar çiftin zviceran duke i zhvatur atij afro 1 milion franga bashkë me të vëllanë.
Mirpo mesa duket kjo nuk qenka historia e vetme e mashtirmit të Loredanës, pasi këngëtarja ka vjedhur edhe ish-shoqen e saj të ngushtë.
Denoncimi është bërë po në median zvicerane “20 Minuten”, e cila e ka denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin Loredanën dhe vëllain e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017.
Fotografja Dorentina V. * nga Gjermania denoncoi se në gusht të vitit 2017 se Loredana Zefi dhe vëllai i saj Qendrim e kanë mashtruar.
“Askush nuk e njeh Loredanën e vërtetë”.-tregon ajo. Loredana mori detajet e kartës së kreditit ndërsa ajo flinte në natën e 2 korrikut 2017 në apartamentin vëllait të saj në Kosovë. Më pas, vëllai i Loredanës, të cilin Dorentina nuk e ka takuar kurrë, bëri disa pagesa.
Sipas një urdhër dënimi, të siguruar nga ‘20minuten’, Qëndrimi bëri një pagesë prej 370 frangash më 6 korrik të vitit 2017. Një ditë më vonë ai prenotoi me këto karta një fluturim prej 200 frangash me Easyjet nga Zvicra për në Kosovë.
Në gusht të vitit 2018, Qëndrimi u dënua për keqpërdorim të të dhënave me qëllim mashtrimin me 10 ditë dhe një gjobë prej 200 frangash. Po ashtu ai duhej të paguante shpenzimet ligjore prej 360 frangash. Loredana nuk u dënua.
Dorentina u njoh me Loredanën në fillim të vitit 2017, kur ajo e rezervoi si modele për një videklip të këngëtarit kosovar, Ylli Limani.
Në muajt në vijim, Dorentina u bë fotografja personale e Loredanës. “Ajo ishte e këndshme dhe e përzemërt. U bëmë mikesha,” kujton Dorentina. Në qershor, Loredana i sugjeroi Dorentinës që të marrë përsipër një xhirim për Adidas-in në Kosovë. “Loredana më mori 300 euro borxh dhe më premtoi se do të paguante biletën e avionit”, kujton Dorentina. Asnjë premtim nuk u mbajt. Pas një dite të ngarkuar me xhirime, ata shkuan pr të fjetur tek banesa e një vëllai të Loredanës. “Unë shkova për të fjetur, Loredana më ndoqi nga pas. Aty duhet të ketë goditur,” thotë Dorentina e sigurt.
Pasi u kthye në Gjermani, Dorentina nuk mund të blinte asgjë me kartat e kreditit. “Kompania e kartës së kreditit më tha se ishte prenotuar një fluturim me kartën time si dhe ishin bërë blerje në internet. E bllokova kartën”. Në këtë kohë ajo nuk e kishtë në shënjestër Loredanën. Vetëm kur mori dokumentet nga kompania e kartës së kreditit, që tregonte vendbanimin e Qëndrimit dhe një foto të tij, ajo e kuptoi hilen.
Kur Dorentina u përball me Loredanën, ajo fajësoi linjën ajrore. Dorentina thotë se trembej shumë nga njerëzit që e rrethonin Loredanën. Megjithatë një javë më vonë ajo vendosi ta ndjekë Loredanën deri në apartamentin e Mozzik në Kosovë. Ajo donte që Loredana t’i kthente rrobat që i kishte marrë pas xhirimit. Loredana i solli disa rroba, por jo të gjitha.
“Teksa po dilja tek dera e parme, Loredana kishte një armë në xhep. U terrorizova dhe bërtita,”thotë Dorentina. Loredana i tha se ajo duhej të bëhej dikushi. Vetëm pastaj mund të punonte me të.
Link: https://www.20min.ch/schweiz/news/story/-Loredana-entnahm-meine-Kreditkarten-Daten–20566477
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvt33RDF9-4/