ShowBiz

U largua me bujë, ja çfarë thotë Erion Isai për Portokallinë

Aktori i njohur i humorit Erion Isai, dy vite më parë u largua nga emisioni “Portokalli”. Asokohë u përfol se largimi i tij nga emisioni ndodhi për shkak të një kapriçoje.

I ftuar në emisioni “Temp Ora”, në RTV Ora, Erion Isai tha se thjesht kuptoi që kishte ardhur momenti për të bërë diçka tjetër.

“Më bëhet qejfi që pas 2 vitesh kur u largova nga Portokallia të flas me zë dhe figurë. E vërteta është se nuk do isha përballë teje këtu nëse nuk do ekzistonte Portokallia. Portokallia i besoi një djali të ardhur me autobus në 3 të mëngjesit nga Erseka, skenën më të lakmuar në Shqipëri në ato vite. Vendimi im për tu larguar nga Portokallia nuk erdhi për shkak të një kapriçoje të një sherrnaje”.

“Erdhi si një moment reflektimi i një artisti, me shqetësimin se unë nuk mund të jepja më shumë se kaq sa i dhashë Portokallisë në aspektin skenik. Realizimin e figurave komike ashtu siç po e bëjnë kolegët e mi sot unë nuk arrij ta bëj. Dhe atë pjesë që unë vazhdoj ta bëj në BE Caffe, absolutisht vëmendja dhe figurat kryesore të asaj rubrike janë Bes Kallaku dhe Osli Bylyku. Jam i lumtur të jem shoqërues i tyre në skenë. Unë e kam vëmendjen time tek skenari, regjia, prapavija.”, ka përfunduar ai.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=oYO_a5x0DQo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxFV909gzTT/