Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Prince Harry, u bënë dje prindër për herë të parë të një djali.
Meghan Markle solli në jetë foshnjen mbretërore dhe djali peshonte 3.2 kilogramë, ku vetë Princ Harry ishte i pranishëm gjatë lindjes së tij.
Teksa po njihej për herë të parë me Mbretëreshën, Princ Harry dhe Meghan Markle kanë zbuluar emrin e djalit të tyre, i cili do të quhet Archie dhe i plotë (Archie Harrison Mountbatten-Windsor)
Ndërkohë që gjatë daljes së parë në publik për mediat pas lindjes, Meghan tha: “Ai ka një temperament të ëmbël, është vërtetë i qetë, ishte në ëndërr. Është magjike, është shumë e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë dhe jam shumë e lumtur.”
Gjithashtu e pranishme gjatë këtij prezantimi ishte edhe mamaja e Meghan, Doria Ragland dhe Duka i Edinburgut.
Link: https://www.instagram.com/p/BxNRE1Anj63/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxNTHiKnMOE/