Më datën 6 Maj, Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry, u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Archie Harrison Mountbatten-Windsor.
Prezantimi për herë të parë i bebes mbretërore, pati vëmendjen e gjithë botës, dhe ky moment nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale të cilët uruan çiftin për ardhjen në jetë të djalit.
Ndërkohë personat më me impakt, të cilët diskutuan për momentin kur Meghan së bashku me Princ Harry-n prezantuan djalin e tyre, ishin padyshim njerëzit e medias.
Mirpo reagimet kanë qenë të ndryshme. Danny Baker, moderator i një program në “BBC Radio 5”, publikoi një foto të një shimpanzeje, teksa e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Bebushi mbretëror lë spitalin!”
Dhe më pas ka ndodhur diçka që në njëfarë mënyre ishte e parashikueshme! Ai është pushuar menjëherë nga puna.
“U pushova nga puna”, shkroi në Twitter Danny Baker, udhëheqës i Radios 5 të BBC-së. BBC njofton se komenti i tij në Tëitter ishte një gabim serioz në vlerësim dhe se është në kundërshtim me vlerat e këtij radiostacioni.
“Danny është një udhëheqës i madh, por ai nuk do të bëjë më shfaqje javore për ne,” thekson BBC.
Link: https://twitter.com/prodnose/status/1126230936197259265
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxM0C7GnVJ-/